Llogaria
Fshi llogarinë MatchGo
Mund ta fshish llogarinë vetë, në çdo kohë, nga app-i ose nga matchgo.pro.
Si ta fshish
- Hyr në llogari, në app ose te matchgo.pro.
- Hap Profili im dhe shko poshtë te "Fshi llogarinë".
- Shkruaj FSHI dhe konfirmo.
Para fshirjes duhet të mbyllësh rezervimet e ardhshme, ndeshjet, sfidat dhe porositë e papërfunduara. Veprimi nuk kthehet mbrapsht.
Hap Profilin timS'mund të hysh në llogari?
Na shkruaj nga email-i i llogarisë, me titull "Fshi llogarinë". E fshijmë dhe të përgjigjemi brenda 30 ditëve.
info@matchgo.proFshi vetëm disa të dhëna, pa fshirë llogarinë
Mund të kërkosh fshirjen e vetëm disa të dhënave dhe ta mbash llogarinë, p.sh. foton e profilit, numrin e telefonit, mesazhet private ose historikun e MatchCoins.
Na shkruaj nga email-i i llogarisë, me titull "Fshi disa të dhëna", dhe trego cilat të dhëna do të fshihen. I fshijmë dhe të përgjigjemi brenda 30 ditëve.
info@matchgo.proEmrin, telefonin, pozicionin dhe dukshmërinë në kërkim mund t'i ndryshosh edhe vetë te Profili im.
Fshihen menjëherë
- Emri, email-i, telefoni, data e lindjes dhe gjinia
- Foto e profilit
- Mesazhet private (për të dyja palët)
- Njoftimet dhe pajisjet e lidhura
- MatchCoins dhe historiku i tyre
- Bllokimet, heshtjet dhe të dhënat e prindit (për 14–17 vjeç)
Ruhen pa emër, për një kohë
- Shumat e rezervimeve dhe të porosive, pa emër dhe pa telefon, sa kërkon ligji tatimor
- Raportimet për sjellje, deri në 12 muaj pas shqyrtimit, për sigurinë e komunitetit
- Rastet e chat-it të ndihmës, pa lidhje me llogarinë, deri në 12 muaj pas zgjidhjes
Pronarët e fushave
Llogaria e pronarit mbyllet me kërkesë, që të mos prishet historiku i rezervimeve të klientëve. Na shkruani te adresa më sipër.
Më shumë te Politika e Privatësisë.
Match